Dumani shtrohet në urgjencë, transportohet nën masa të rrepta sigurie

Dumani shtrohet në urgjencë, transportohet nën masa të rrepta sigurie

Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë, është shtruar në urgjencë. Ai u transportua nën masa të rrepta sigurie nga autoritetet dhe aktualisht ndodhet në urgjencë. Paraprakisht, burime për Syri TV bëjnë me dije se Dumani ka shfaqur probleme me zemrën, por ende nuk dihen saktësisht arsyet e gjendjes së tij shëndetësore. Fillimisht ka pasur shenja takikardie, ndërsa më pas ka shfaqur edhe vështirësi në frymëmarrje. Mjeku që e ka ndjekur ka sugjeruar shtrimin e tij për një kontroll të specializuar, për të vlerësuar më në detaje gjendjen shëndetësore. Shoqërimi është bërë nga forcat speciale të burgjeve dhe RENEA, ndërsa është njoftuar edhe SPAK. Ky mobilizim është bërë në zbatim të protokolleve të sigurisë, për shkak të pozitës së tij ligjore si i penduar i drejtësisë dhe rëndësisë së lartë...