Papa përgatitet të shpallë shenjtor adoleshentin e lindur në Londër, i njohur me nofkën ‘Influenceri i Zotit’

Papa përgatitet të shpallë shenjtor adoleshentin e lindur në Londër, i njohur me nofkën ‘Influenceri i Zotit’

Në një kasafortë të tejdukshme, të gdhendur në murin pas altarit të një kapelë në veri të Romës, ruhen disa relike të Carlo Acutis. Ato përfshijnë një copëz nga shtrati i tij prej druri, një fragment nga një xhup i tij dhe një pjesë çarçafi që e mbuloi pas vdekjes. Disa tufë flokësh të tij janë ekspozuar edhe në kisha të tjera të kryeqytetit italian dhe më gjerë. Acutis, i lindur në Londër, por me origjinë italiane, do të shpallet këtë të diel shenjti i parë ‘milenial’ i Kishës Katolike. Ai njihet si ‘Influenceri i Zotit’, pasi ndërtoi faqe interneti për të përhapur mësimet e fesë. Ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare nga leuçemia. Reliket janë pjesë e një tradite të lashtë që kisha u rezervon...