Gjykatat: Avokatët vonojnë çështjet gjyqësore! Institucionet publike, të dytët në vonesa në pyetësorin e KLGJ

Gjykatat: Avokatët vonojnë çështjet gjyqësore! Institucionet publike, të dytët në vonesa në pyetësorin e KLGJ

“Vonesa në gjykime është një nga problemet me të cilat po haset sistemi i drejtësisë sot. Përmes disa pyetësorëve të bërë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, gjykatat kanë evidentuar si subjektet kryesore që vonojnë proceset, avokatët mbrojtës. Pas tyre janë institucionet publike, teksa në listën e shembullorëve, që bëhen më pak shkak për vonesa, avokatët e shtetit”, thotë gazetarja e Tv Klan, Bleona Metushi. “Gjykatat evidentojnë një grup subjektesh procedurale që kontribuojnë më shumë në vonesat në zgjidhjen e çështjeve në gjykatë. Vonesat më të shpeshta vijnë nga avokatët mbrojtës, të pasuar nga institucionet publike, prokurorët, dhe më pak nga avokatët e shtetit.” Jo në pak raste, përmes mekanizmave të ndryshëm, avokatët i kanë vonuar proceset gjyqësore deri në 4 vjet. Gjendja shëndetësore, angazhimet e...