Klinika estetike, administratori i “Sante PLus Medicare” ishte edhe kuzhinier i spitalit

Klinika estetike, administratori i “Sante PLus Medicare” ishte edhe kuzhinier i spitalit

Klinika estetike e bllokuar pak ditë më parë, që operonte në qendër të Tiranës, rezulton se për më shumë se një vit ka funksionuar në mënyrë tërësisht të jashtëligjshme, duke i shkaktuar shtetit evazion mbi 1 milion euro dhe duke rrezikuar shëndetin e dhjetëra pacientëve. Bëhet fjalë për klinikën “International Medicare”, pjesë e rrjetit “Sante Plus Group”, ku në vend të kirurgëve dhe mjekëve të licencuar, drejtimin e kishte marrë kuzhinieri. Gjatë operacionit të koduar “Bilanci”, forcat e Policisë së Tiranës arrestuan të vetmin që figuronte si administrator, 62-vjeçarin Edmond Zaja, në fakt kuzhinier i klinikës, i cili do të dalë të hënën para Gjykatës për masën e sigurisë. Ndërsa dy bashkëaksionerët, Bilal Kara shtetas turk dhe Geriana Arapi, shqiptare, janë shpallur në kërkim dhe dyshohet...