‘Dosja McGonigal zbulon fytyrën kriminale të SPAK’, Blushi: ‘Ramaforma’ e diktuar nga Sorosi dhe McGonigal për të goditur opozitën

‘Dosja McGonigal zbulon fytyrën kriminale të SPAK’, Blushi: ‘Ramaforma’ e diktuar nga Sorosi dhe McGonigal për të goditur opozitën

Në intervistën e ditës në Syri TV, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar me forcë heshtjen e SPAK përballë fakteve tronditëse të publikuara së fundmi në lidhje me dosjen McGonigal, duke e cilësuar këtë heshtje si provë të qartë të kapjes së drejtësisë nga Edi Rama. Blushi deklaroi se dokumentet e reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA nuk janë gjë tjetër veçse një aktakuzë e drejtpërdrejtë ndaj një strukture që sot, sipas tij, funksionon si një organizatë kriminale e vënë plotësisht në shërbim të pushtetit të korruptuar.  Në këtë kontekst, ai theksoi se SPAK është shndërruar në një instrument politik të përdorur për të goditur opozitën dhe për të mbrojtur aferat e qeverisë, duke e quajtur Reformën...