I mbyllën llogarinë, Mark Zuckerberg padit kompaninë Facebook

I mbyllën llogarinë, Mark Zuckerberg padit kompaninë Facebook

Një avokat nga Indiana, SHBA, me të njëjtin emër si themeluesi i Facebook-ut, ka paditur kompaninë Meta, duke pretenduar se platforma e ka pezulluar gabimisht llogarinë e tij të biznesit disa herë gjatë viteve, duke i shkaktuar humbje mijëra dollarëshe, raporton New York Post. Mark Steven Zuckerberg, avokat falimentimesh në Indianapolis, thotë se profili i tij i biznesit në Facebook është mbyllur pesë herë që nga viti 2010, ndërsa llogaria e tij personale është pezulluar katër herë, gjithmonë me arsyetimin se ai po “imiton” miliarderin Mark Elliot Zuckerberg. “Është ofenduese,” tha ai për mediat lokale. “Kjo nuk është një shaka, sidomos kur më marrin paratë.” Avokati Mark Zukenberg Në padi, e ngritur në Gjykatën e Lartë të Qarkut Marion, avokati akuzon Metën për shkelje kontrate...