E BUJSHME: Zidane ul stekën dhe pranon drejtimin e klubit që luan në Europa League?

E BUJSHME: Zidane ul stekën dhe pranon drejtimin e klubit që luan në Europa League?

6 Shtator 2025 17:08 Telesport Pas shkarkimit të Jose Mourinho, i cili nuk arriti dot kualifikimin për në grupet e Champions League, drejtuesit e Fenerbahce po shqyrtojnë disa emra të njohur për t’i besuar stolin. Media turke “SPORX“, ka raportuar ditën e sotme një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit thuhet se drejtori sportiv i Fenerbahce, Devin Özek, ka pasur një takim me Zinedine Zidane dhe parimisht është rënë dakord për t’i besuar drejtimin e ekipit pikërisht trajnerit francez. Sipas raportimit në fjalë, javën që vjen Zidane do të udhëtojë në Stamboll për të finalizuar detajet e fundit të marrëveshjes dhe për të bërë prezantimin. Që pas largimit nga stoli i Real Madridit në qershorin e vitit 2021, Zidane ka pasur disa oferta të...