Ndahet nga jeta studiuesi dhe etnografi Agim Bido

Ndahet nga jeta studiuesi dhe etnografi Agim Bido

Studiuesi i shquar i etnografisë shqiptare, dr. Agim Bido është ndarë dje nga jeta në moshën 69-vjeçare. Akademia e Shkencave bëri të ditur se dr. Agim Bido (1956-2025), etnograf, ish-punonjës kërkimor shkencor i Institutit të Folklorit, sot Instituti i Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë. Agim Bido lindi më 8 gusht 1956 në qytetin e Delvinës. Në vitin 1982 përfundoi studimet për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe prej vitit 1983, punoi si kërkues shkencor pranë Institutit të Folklorit. Agim Bido ishte studiues dhe etnograf i shquar shqiptar, i cili ia kushtoi gjithë jetën e tij dokumentimit dhe ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore. Autor i veprës së rëndësishme “Arti popullor në veshje e...