Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Plani i ri për Ukrainën, zbulohet projekti amerikan me zona neutrale pa trupa të NATO-s
Bota E Shtunë, 6 Shtator 2025 15:55 SHBA po shqyrton një plan për krijimin e një zone të çmilitarizuar mes Rusisë dhe Ukrainës, e cila do të monitorohej nga satelitë dhe dronë amerikanë, por pa praninë e trupave tokësore të NATO-s. Sipas raportimeve të NBC News, në vend të forcave të aleancës, po diskutohet mundësia që në këtë zonë të përfshihen trupa nga vende joanëtare të NATO-s, si Arabia Saudite apo Bangladeshi. Ky skenar parashikon që asnjë ushtar amerikan të mos vendoset në Ukrainë, ndërsa Kievi të nënshkruajë marrëveshje sigurie dypalëshe me partnerë jashtë kornizës së nenit 5 të NATO-s. Një element kyç i diskutimeve është shmangia e përfshirjes direkte të NATO-s, për të mos provokuar reagim nga Kremlini. Megjithatë, sfidë mbetet përcaktimi i kritereve...