Vëllai i Nuredin Dumanit: I shumëkërkuari Talo Çela është vrarë, e ekzekutuan duke ngrënë bukë

Vëllai i Nuredin Dumanit: I shumëkërkuari Talo Çela është vrarë, e ekzekutuan duke ngrënë bukë

Fitim Dumani, vëllai i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani që është i arrestuar dhe i penduar i drejtësisë, ka treguar se sipas tij, i shumëkërkuari Talo Çela është vrarë. Përplasja mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, të cilët dikur kanë qenë miq, ka prodhuar shumë të vrarë ndër vite në aksin Elbasan e Durrës. Prej rreth 3 vitesh, nuk dihet më asgjë rreth Talo Çelës, i cili është një nga më të kërkuarit e policisë. Por vëllai i Nuredin Dumanit, Fitim Dumani thotë se ai është vrarë. Në një intervistë që ka dhënë për gazetarin Flamur Vezaj në podcastin ‘MaShqip’, Fitim Dumani ka thënë se konflikti mes Çelës dhe vëllait të tij Nuredin Dumani nisi për një shumë parash prej 10 mijë euro. “Janë prish...