Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjendet i vdekur turisti gjerman në një hotel në Gjirokastër. Dyshimet e para të policisë
Një turist gjerman është gjetur i vdekur brenda një hoteli në Gjirokastër ditën e sotme. Sipas policisë, viktima është 72 vjeç me iniciale H.S. Dyshohet që ai të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi nga konstatimet paraprake nuk janë vënë re shenja dhune në trup. Njoftimi i Policisë Gjirokastër: Në orët e para të mëngjesit të datës 06.09.2025, është gjetur në dhomën e një hoteli, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi gjerman H. S., 72 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për vlerësim.