Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
700 mijë grekë, turizëm në Shqipëri/ Gazeta “Kathimerini”: Riviera Shqiptare si në Halkidiki, alternativë më e lirë
Dikur një vend i panjohur për fqinjët, sot po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës. Kështu fillon artikullin e saj Gazeta greke Kathimerini e mbështetur tek dëshmitë e turistëve grekë që vizitojnë Shqipërinë. Tashmë askush nuk e mendon vendin fqinj si një vend misterioz e të mbyllur, ku shkojnë vetëm udhëtarët e guximshëm, por si një destinacion tërheqës që ofron pushime cilësore dhe ekonomikisht të përballueshme për çdo shije. Vetëm në vitin 2024, mbi 700 mijë turistë nga Greqia kaluan kufirin, një shifër që deri pak vite më parë dukej e paimagjinueshme. Ata që e vizitojnë përshkruajnë për gazetën bregdetin e bukur dhe të organizuar, hotelet moderne me çmime më të ulëta se në Greqi, si dhe mikpritjen që i bën të ndihen...