Grekët që bëjnë pushime në “Rivierën Shqiptare”

Grekët që bëjnë pushime në “Rivierën Shqiptare”

Përshkruajnë tek «Kathimerini» një destinacion tërheqës, me çmime të përballueshme, ndërsa flasin edhe për ato që i habitën. Një vend që pak vite më parë ishte terra incognita po e zbulojnë mijëra grekë, të cilët zgjedhin Shqipërinë për pushimet e tyre. Tashmë askush nuk e mendon Shqipërinë si një vend misterioz e të mbyllur, ku shkojnë vetëm udhëtarët e guximshëm, por si një destinacion tërheqës që ofron pushime cilësore dhe ekonomikisht të përballueshme për çdo shije. Shifra 700.000 flet vetë. Ky është, sipas të dhënave të Zyrës së Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare, numri i mbërritjeve turistike në Shqipëri nga Greqia për vitin 2024. Edhe pse në këtë shifër përfshihen ata që e përdorin Shqipërinë si vendkalim për të udhëtuar drejt vendeve të tjera të Ballkanit...