Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Lajthiza”, linjë moderne paketimi, investimi në bashkëpunim me gjigantin gjerman “Krones”
Kompania “Lajthiza” hap një faqe tjetër suksesi në industrinë e ujit, duke vënë në funksion linjën më moderne në Europë dhe më të madhe në botë për paketimin e ujit në formatin 5 litra. “Jemi krenarë që i jemi përmbajtur kontratës me konsumatorin, në lidhje me cilësinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Të gjitha këto realizohen me investime, me tekonologji të avancuar dhe siguri maksimale, jo vetëm për tregun shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar” tha Thanas Siveri administratori i Lajthiza invest.sha. Linja e re është prodhuar nga gjigandi gjerman “Krones”, me teknologjinë më të fundit, ErgoBloc, me objektiv kryesor për të ruajtur cilësinë, ndërsa “Lajthiza” vendos një standard të avancuar për vitet e ardhshme. “Që nga viti 2008, kompania “Lajthiza” ka filluar bashkëpunimin me kompaninë gjermane...