Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rusia vazhdon sulmet, Putin paralajmëron: Çdo ushtar i huaj i angazhuar në Ukrainë do të jetë për ne “shënjestër legjitime”
Rusia ka goditur sërish Ukrainën me një valë raketash, derisa presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se çdo ushtar të huaj të angazhuar në Ukrainë do ta konsiderojë “shënjestër legjitime”. Forca ajrore ukrainase thotë se shteti është goditur me 91 dronë rusë. Nuk është raportuar për viktima, por hetime janë duke u kryer. Qëndrimi i ashpër i Putinit ka ardhur pasi aleatët perëndimorë të Kievit janë mbledhur për të arritur pajtueshmëri rreth një force që garanton sigurinë e Ukrainës. “Nëse shfaqet ndonjë ushtar aty, sidomos tani që luftimet janë duke vazhduar, ne do t’i konsiderojmë shënjestra legjitime”, tha Putin në një forum ekonomik që është mbajtur më 5 shtator në Vlladivostok. Paralajmërimi i Putinit shpërfaq qëndrimin e tij të palëkundur, prandaj janë bllokuar përpjekjet për...