Nesër edhe shqiptarët do të përjetojnë magjinë e eklipsit të “Hënës së Përgjakur”

Nesër edhe shqiptarët do të përjetojnë magjinë e eklipsit të “Hënës së Përgjakur”

Më 7 shtator qytetarët e Tiranës do të jenë dëshmitarë të një fenomeni astronomik spektakolar: eklipsi total i Hënës, i njohur ndryshe si “Hëna e Përgjakur”. Ky fenomen do të fillojë të shihet në kulmin e tij pak pas orës 20:10 dhe do të zgjasë deri rreth orës 23:00, duke ofruar një shfaqje magjepsëse në qiellin e natës. Eklipsi total ndodh kur Toka vendoset mes Diellit dhe Hënës, duke e zhytur Hënën në hijen e saj. Gjatë këtij momenti, drita e Diellit kalon përmes atmosferës së Tokës, ku rrezet blu shpërndahen, ndërsa ato me ngjyrë të kuqe kalojnë më lehtë dhe reflektohen në sipërfaqen e Hënës. Kjo bën që Hëna të marrë një ngjyrë të kuqe, portokalli apo kafe, duke marrë kështu edhe emrin e...