Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Ritme të mira pune në Elbasan – Papër”/ Rama: Përfundon gati gjysma e punës në Lotin II
Kryeministri Edi Rama shprehet se po vijojnë me ritme të mira punimet në segmentin Elbasan – Papër, pjesë e Korridorit 8. Ai ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna në kantierin e rrugës në Lotin 2. Deri tani realizimi fizik i projektit, sipas Ramës ka arritur në masën 46%. Kryeministri vlerësoi se ky investim do të përmirësojë qarkullimin rrugor me kushte e standarde të larta sigurie.