Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Spektakël në qiell/ Nesër eklipsi total Hënor, e njohur si ‘Hëna e Përgjakur’, e dukshme edhe në vendin tonë
Më 7 shtator qielli do të ofrojë një spektakël të rrallë: eklipsin total të Hënës, të njohur si “Hëna e Përgjakur”. Nga Tirana fenomeni do të shihet që në kulm pak pas orës 20:10 dhe do të zgjasë deri rreth orës 23:00. Pse ndodh ky fenomen? Ky fenomen ndodh kur Toka vendoset mes Diellit dhe Hënës, duke e zhytur atë në hijen e saj. Pse duket e kuqe Hëna? Kur rrezet e Diellit kalojnë nëpër atmosferën e Tokës, drita blu shpërndahet, ndërsa ajo e kuqe kalon më lehtë dhe reflektohet në sipërfaqen e Hënës. Kjo është arsyeja pse gjatë një eklipsi total, Hëna merr një ngjyrë të kuqe, portokalli apo kafe, duke i dhënë edhe emrin e saj të njohur “Hëna e Përgjakur”. Cilat janë...