Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Protesta masive në Novi Sad, përleshje të dhunshme me policinë. Plagosen 11 efektivë, disa të arrestuar
Një tjetër protestë masive me përleshje mes protestuesve dhe policisë u shënua në qytetin Novi Sad të Serbisë, mbrëmjen e së premtes. Ajo që nisi si një tubim paqësor mbi sjelljen e efektivëve ndaj protestuesve dhe autonominë në universitete, u kthye në përleshje të dhunshme që zgjatën për disa orë. Policia hodhi gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit, ndërsa këta të fundit u përgjigjën me mjete piroteknike, fishekzjarrë dhe flakadanë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç bëri të ditur më vonë se disa persona u arrestuan dhe 11 efektivë policie mbetën të plagosur. Vuçiç gjithashtu akuzoi protestuesit se kanë tentuar të kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e Serbisë dhe të zaptojnë objektet universitare në Novi Sad, sipas tij, të nxitur nga faktorë të jashtëm. Protesta e 5 shtatorit...