Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kush fitoi ‘bastin’? Farage në drekë me Ramën! Deputeti britanik: Do ta mbush avionin me kriminelë shqiptarë
Nigel Farage dhe Edi Rama BRITANI E MADHE-Deputeti britanik Nigel Farage duke folur në Konferencën 'Reform UK' në Birmingham, ka pohuar se brenda pak javësh do të drekojë me kryeministrin Edi Rama për të folur rreth deportimit të kriminelëve të huaj. Dreka pritet që të mbahet pas ftesës që Rama i bëri Farage disa muaj më parë. Kreu i qeverisë asakohe vendosi një 'bast' publik, ku nëse vërtetë "1 në 50 shqiptarë" në Britaninë e Madhe, është i burgosur, atëherë ai do t'i marrë të gjithë në Shqipëri, në të kundërt, Farage do të ishte i ftuari i nderit në Shqipëri. Teksa dreka pritet të realizohet, Farage ka bërë dhe një provokim, duke thënë se rrugës për të Shqipëri mund të mbush avionin me kriminelë shqiptarë që t'i deportojnë...