Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tiranë/ E zuri poshtë porta e objektit, roja aksidentohet dhe humb jetën në vendin e punës. Nisin hetimet për..
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një 68-vjeçar humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës si roje objekti. Viktima, shtetasi me inicialet G. G., ishte i punësuar në një subjekt privat si roje sigurie. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, ngjarja ndodhi teksa 68-vjeçari po mbyllte portën hyrëse të objektit, moment në të cilin është zënë poshtë prej saj dhe ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda. Në lidhje me këtë rast, janë proceduar penalisht administratorja e subjektit ku ndodhi ngjarja dhe drejtuesi teknik i firmës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 pas komunikimit me Prokurorin, nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasit E. Dh., 40 vjeçe...