‘Rama nuk deporton dot në enturazhin e Trump’/ Çeno: Çështja McGonigal do të vazhdojë, do të përdoret si formë për të reformuar vetë FBI-në

‘Rama nuk deporton dot në enturazhin e Trump’/ Çeno: Çështja McGonigal do të vazhdojë, do të përdoret si formë për të reformuar vetë FBI-në

Sekretari për marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD, Enri Çeno, në një intervistë mesdite në SYRI TV, ka theksuar se sfidat për Donald Trump nuk janë thjesht një betejë politike për presidentin amerikan, por për familjen, për religjionin dhe për shoqëritë që synojnë prosperitet. Në mandatin e parë të Trump, sipas Çenos, “deepstate” e kontrolluar kryesisht nga e majta, ka ndërmarrë një betejë të fshehtë kundër Trump dhe enturazhit të tij, duke bllokuar shumë iniciativa. Ndërsa në mandatin e dytë, Trump po përpiqet të fuqizojë Shtetet e Bashkuara, jo vetëm në aspektin gjeopolitik, por edhe financiar. Duke iu referuar lidhjeve me Shqipërinë, Çeno shtoi se përpjekjet e Kryeministrit Edi Rama për të ofruar pasuri të vendit nuk janë të mjaftueshme për të fituar afrimin e Trump. Ai theksoi se...