Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e 34-vjeçarit Kristian Kola, policia merr dëshmitë e familjarëve/ Asnjë gjurmë nga dy autorët
Ekzekutimi mafioz i 34-vjeçarit Kristian Kola, mbrëmjen e së enjtes në Shkodër, vijon të mbetet pa autor dhe pa motiv. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, përballë dhjetëra dëshmitarëve dhe nën objektivin e kamerave të bizneseve private. Pavarësisht kësaj, autorët arritën të largohen me motorin që përdorën për atentatin. Në momentin e vrasjes, viktima ishte ulur në një lokal buzë rrugës, së bashku me një person tjetër. Autorët e maskuar qëlluan drejt tij, ndërsa i riu tentoi të largohej, por nuk ia doli të shpëtonte. Pas krimit, ekzekutorët u larguan me motorin që i priste pak metra më tej. Policia ka sekuestruar pamjet filmike, ku duket qartë mjeti dhe dy personat e dyshuar, por ende nuk ka ngritur një pistë të qartë hetimi. Sipas burimeve,...