Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Kur Nënë Tereza i lutej Ramiz Alisë: “Më lejo, të puth atë tokë para se të vdes…”
Fondi Arkivor online i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës pati publikuar dokumente, shkresa dhe letra të shenjtores shqiptare, ajo ka kërkuar të vizitojë varret e nënës dhe motrës së saj që preheshin në atdhe. Nënë Tereza nuk u lejua nga regjimi të merrte pjesë në ceremonitë e tyre mortore por prej 1985, në Shqipëri nisi të kishte disi ndryshime. Sipas dokumenteve të kohës, kërkesa e parë u përcoll në ambasadën shqiptare në Romë, ajo u drejtua nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Arbëreshë. “Nuk kam ditur më parë ç’ka qenë Shqipëria dhe nuk jam në gjendje të bëj një krahasim dhe të jap ndonjë përshtypje”. Në dokumente bie në sy përgjigja e saj në intervistën e dhënë televizionit...