Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Historia e filmit “Rrugë të bardha”, ato që nuk dihen dhe njerëzit që realizuan një prej filmave më të mirë shqiptarë
Nga Neritane Kraja “Rrugë të bardha” është një film shqiptar i prodhuar në vitin 1974. Regjia është e regjisorit Viktor Gjika, ndërsa skenari nga Vath Koreshi. Një film që është shfaqur me dhjetëra e dhjetëra herë para viteve ’90, e ku tema e filmit kombinohej me një lojë të mrekullueshme të aktorëve. Kjo duke krijuar kultin e njeriut që jep jetën në krye të detyrës, kultin e heroit të punës që sakrifikon gjithçka për t’i shërbyer njerëzve deri në fund. Në qendër të filmit është fillrojtësi Dedë, një djalë i ri i mbushur me entuziazmin e moshës dhe dashuri për punën. Ai endet përgjatë linjës telefonike duke kërkuar shkëputjen. Njerëzit që jetojnë në një zonë të thella malore presin me padurim të rregullohet linja e...