“Do ta mbush avionin me kriminelë”,Farage provokon sërish Ramën:Do drekoj pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë

“Do ta mbush avionin me kriminelë”,Farage provokon sërish Ramën:Do drekoj pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë

Dy muaj pasi pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama, deputeti britanik Nigel Farage deklaroi se do të drekonte me kreun e qeverisë së Shqipërisë për të folur rreth deportimit të kriminelëve të huaj, pasi sipas tij ky është një kërcënim për sigurinë kombëtare britanike. Ai tha se do shkojë të drekojë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë, ndërsa shtoi se mund të rezervojë një avion shumë të madh dhe ta ngarkojë me kriminelë shqiptarë, që sipas deputetit janë rrezik për vajzat, gratë në rrugët e Britanisë. “Ne do të deportojmë kriminelë të huaj. Do të shkoj për drekë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Mund të rezervoj një avion shumë të madh dhe të marr një ngarkesë me vete, nuk jam i sigurt...