“Çlirohen” edhe rrugët dytësore, hiqen tendat dhe karriget në hapësirat publike në Vlorë

“Çlirohen” edhe rrugët dytësore, hiqen tendat dhe karriget në hapësirat publike në Vlorë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Vlorë ka kaluar në një fazë të re, duke nisur heqjen e çdo pengese në rrugët dytësore të qytetit turistik. Policia bashkiake, së bashku me Inspektoriatin për Mbrojtjen e Territorit, kanë ndërhyrë për çmontuar tendat apo karriget e vendosura nga bizneset që pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve. Aksioni pritet të vazhdojë edhe në zona të tjera të Vlorës, në përpjekje për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytetin bregdetar. Përfaqësues të Bashkisë së Vlorës u kanë bërë apel bizneseve të bashkëpunojnë e të lirojnë vetë hapësirat publike, pasi askush nuk do të tolerohet. /vizionplus.tv