Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ngacmim, sulme dhe shkelje të tjera ligji/ Arrestime dhe procedime në Korçë për disa shtetas
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njofton se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë kapur S. M., 21 vjeç, nga Sovjani, dhe R. T., 76 vjeç, nga Vranishti, duke drejtuar motomjete pa leje, ndërsa E. Sh., 35 vjeç, nga fshati Tren, ka pësuar dëmtime pasi automjeti që drejtonte ka dalë nga rruga në gjendje të dehur. Nga Komisariati i Policisë Korçë u arrestua në flagrancë M. L., 40 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, për shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. Njëkohësisht, për ngacmim të një 31-vjeçareje nëpërmjet telefonit, referim në Prokurori iu bë G. L., 37 vjeç, nga Bulgareci, ndërsa për sulme fizike ndaj qytetarëve u referuan Ll. Z., 75 vjeç, dhe K. N., 46 vjeç, të banues në Korçë. Specialistët e Sektorit...