Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Urdhri i ri i Trumpit: Shtetet që i ndalojnë padrejtësisht amerikanët janë sponsore të terrorizmit
FOTO ILUSTRUESE SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që parasheh shpalljen e shteteve që ndalojnë padrejtësisht shtetas amerikanë, si sponsore shtetërore të terrorizmit, përfshirë Iranin, Afganistanin, Rusinë dhe Kinën. Zyrtarë të lartë të administratës kanë thënë para gazetarëve më 5 shtator se Uashingtoni do t’i shënjestrojë shtetet që mbajnë padrejtësisht amerikanë, si dhe ata që përfshihen në “diplomaci pengjesh”. “Sikurse me listën e sponsorëve shtetërorë të terrorizmit, asnjë shtet nuk do të ketë dëshirë të përfundojë në këtë listë”, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio përmes një deklarate. Urdhri parasheh masa të ashpra, përfshirë sanksionet, ndaj shteteve që Uashingtoni beson se po mbajnë gabimisht amerikanë. Një zyrtar tjetër i lartë i administratës amerikane u ka thënë gazetarëve se masat...