Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ish-kapiteni i “Vlorës”: Më kërcënoi Gaz Muça, një burrë me fëmijë 4 muajsh më vuri thikën! Helikopteri italian u qëllua nga anija jonë
Ish-kapiteni i anijes tregtare “Vlora” Halim Milaqi i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv ka rrëfyer momentet e tmerrshme të gushtit 1991, kur mbi 20 mijë shqiptarë hipën në bord për t’u nisur drejt Italisë. Në dëshminë e tij, ai tregon se mes turmës kishte njerëz të armatosur, të gatshëm të kërcënonin edhe jetën e tij për të mos kthyer mbrapsht anijen. “I pari që më kërcënoi ishte Gaz Muça. Nuk e dija kush qe. Mbaj mend që i thashë, po si ka mundesi, ti çun bukurosh flet me këtë gjuhë. Ishte një burrë tjetër, me një fëmijë 4 muajsh në krah, më vuri thikën. Më tha se po të mos nisesha do të më vriste aty para të gjithëve. Ishte një presion...