Riemërton Pentagonin si Departamenti i Luftës, Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv

Riemërton Pentagonin si Departamenti i Luftës, Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv për të riemërtuar zyrtarisht Pentagonin si “Departamenti i Luftës”, duke deklaruar se ky është një emër më “i përshtatshëm” për situatën aktuale globale. “Besoj se është një emër shumë më i qëlluar, veçanërisht duke parë se në çfarë gjendje ndodhet bota sot. Ne kemi ushtrinë më të fuqishme në botë,” deklaroi Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale, përpara se të firmoste urdhrin. Urdhri u jep autorizim Sekretarit të Mbrojtjes, Departamentit të Mbrojtjes dhe zyrtarëve të varur prej tij të përdorin tituj dytësorë si “Sekretar Lufte”, “Departamenti i Luftës” dhe “Zëvendës Sekretar Lufte” në dokumentet zyrtare, komunikimet publike, kontekste ceremoniale dhe dokumente jo të bazuara në ligj brenda ekzekutivit. Zbatimi i këtij urdhri ka nisur menjëherë....