Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Për më shumë siguri”/ Manastirliu: Rrisim numrin e oficerëve dhe psikologëve në shkolla
Tiranë, 6 Shtator – Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me punonjësit socialë, psikologët dhe oficerët e sigurisë në shkolla, të cilët këtë vit do të punojnë me një udhëzues të ri, të rishikuar sipas standardeve të përditësuara, për të garantuar një klimë të qetë dhe të sigurt në shkolla. Përmirësimi i protokolleve të punës është pjesë e Planit të Sigurisë në Shkolla, të ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Duke folur për rëndësinë e forcimit të strukturave që merren me sigurinë në shkolla, Ministrja Manastirliu tha: “Për ne është e rëndësishme që figura e oficerit të sigurisë në shkollë, e psikologut dhe e punonjësit social të fuqizohet edhe më shumë....