Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Goditi gardianin e burgut, arrestohet 38-vjeçari nga RENEA në Fier
Policia ka arrestuar një nga autorët e dhunimit të policit të burgjeve në Fier, ngjarje e ndodhur më 11 Mars 2025. Në pranga ka rënë 38-vjeçari Eldi Nuren, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e momentit kur prangoset nga forcat RENEA. Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj tij në muajin mars 2025, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. 38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me tre persona të tjerë, shtetasit me iniciale M. P., A. M., dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, punonjësin e IEVP Fier. Blutë po punojnë për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Njoftim i Policisë: Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në...