Mrekulli në mesin e tragjedisë në Lisbonë! U raportua i vdekur, gjendet i gjallë babai i 3-vjeçarit që u shpëtua nën tramvaj

Mrekulli në mesin e tragjedisë në Lisbonë! U raportua i vdekur, gjendet i gjallë babai i 3-vjeçarit që u shpëtua nën tramvaj

Një ngjarje tronditëse ka goditur Lisbonën, ku një aksident tragjik me tramvaj ka shkaktuar humbjen e jetës së 16 personave, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur rëndë. Mes të mbijetuarve është një djalë gjerman 3-vjeçar, i cili u nxor nga rrënojat. Por mrekullia për familjen e 3-vjeçarit është e dyfishtë, pasi babai i tij u shpall fillimisht i vdekur nga aksidenti, është gjetur gjallë. Mediat lokale fillimisht kishin raportuar se shtetasi gjerman kishte vdekur para syve të të birit në aksident. Familja shkoi në morg në Portugali, por nuk mundën ta identifikonin atë. CNN Portugal raportoi se familja i tregoi një foto të burrit një oficeri policie vendas, i cili i çoi në spitalin São José. Atje u gjet gjallë, por “në gjendje të rëndë”,...