Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Alarm në zgjedhjet gjermane, 16 kandidatë humbin jetën në rrethana të dyshimta
Rreth 16 kandidatë për zgjedhjet lokale në Gjermani, konkretisht në shtetin më të madh gjerman, North Rhine-Westphalia, kanë ndërruar jetë përpara se të realizohet votimi. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i zgjedhjeve në këtë land, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me teori konspirative, sidomos pasi 7 nga të ndjerët ishin kandidatë të partisë së djathtë AfD. AfD, e cila ka shënuar rritje të ndjeshme në popullaritet vitet e fundit, ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të deklaratave të bashkëkryetares Alice Weidel, e cila ndau në rrjetet sociale pretendimet e ekonomistit në pension Stefan Homburg, se “një numër kaq i madh vdekjesh është statistikisht pothuajse i pamundur”. Megjithatë, policia gjermane ka përjashtuar çfarëdo shenje të vdekjes së dhunshme apo ndonjë ndërhyrje të jashtme,...