Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Goditi me grusht punonjësin e burgut në Fier, arrestohet pas 7 muajsh një nga autorët
Pas gati 7 muaj në kërkim policia e Fierit ka vënë në pranga një nga autorët e goditjes me grusht të punonjësit të burgut të Fierit. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Eldi Nure, i cili në mars të këtij viti së bashku me 3 persona të tjerë goditën me grusht për shkak të detyrës punonjësin e burgut të Fierit. Ndaj tij Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë policore, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e...