Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Autoriteti i Konkurrencës konstaton situatë monopol në favor të Sigal Life tek Raiffeisen Bank
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një konsultim publik me qytetarët kredimarrës, rreth mënyrës se si bankat e nivelit të dytë bëjnë përzgjedhjen se ku kanë bërë sigurimin e jetës për kreditë që kanë marrë gjatë viteve 2021–2025. Shqetësimet pasojnë një hetim të Autoritetit të Konkurrencës ku rezulton se për kreditë konsumatore, banka Raiffeisen ka lidhur kontratë monopol me Sigal Life, duke e bërë atë të vetmen shoqëri sigurimi ku klientët mund të merrnin policën e detyrueshme. Autoriteti i Konkurrencës është në një fazë të avancuar të hetimit të thelluar lidhur me praktikat e bankave të nivelit të dytë në tregun e sigurimit të jetës të lidhur me kreditë. Qëllimi kryesor i këtij hetimi është forcimi i konkurrencës nëpërmjet ekzistencës së një tregu të lirë dhe...