Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ekspedita shkencore kthehet në tragjedi/ Gjeologu italian zhduket në Alaskë, autoritetet ndërpresin kërkimet dhe e shpallin të vdekur
Një aksident i rëndë ka tronditur komunitetin shkencor ndërkombëtar. Riccardo Pozzobon, gjeolog 40-vjeçar nga Padova, humbi jetën gjatë një ekspedite kërkimore në Akullnajën Mendenhall në Alaska, pjesë e një projekti të financuar nga National Geographic Grants Program. Pozzobon kishte udhëtuar drejt SHBA më 26 gusht, së bashku me dy kolegë, për të studiuar thyerjet dhe morfologjitë e akullnajës nga një perspektivë planetare. Më 2 shtator, gjatë eksplorimeve, ai rrëshqiti në një rrjedhë uji të shkrirë dhe u thith nga një zgavër natyrore në akull, e njohur si “lavaman”. Përpjekjet e shpëtimtarëve vazhduan për ditë të tëra, por pa sukses, dhe autoritetet amerikane tashmë kanë pezulluar kërkimet. Pozzobon ishte një figurë e njohur në fushën e gjeologjisë planetare. Profesor në Universitetin e Padovës, ai kishte bashkëpunuar...