Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në Durrës/ Pas sherrit, qëlloi me çifte 34-vjeçarin, bie në pranga autori
Një 27-vjeçar ka rënë në pranga pasi pas një konflikti të çastit qëlloi me armë gjahu në drejtim të një personi tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shotgun”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. T., 27 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës. Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu çifte në drejtim të shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës. Nga veprimet hetimore rezultoi se arma e gjahut, tip shotgun, ishte pa leje dhe...