Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Lufta në Ukrainë, Merz: Evropa nuk po luan rolin e duhur në botë
Bota E Shtunë, 6 Shtator 2025 09:34 Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur shqetësimin se Evropa nuk po e luan rolin që synon në arenën ndërkombëtare dhe se duhet të angazhohet më shumë për të mbrojtur interesat e saj. “Ajo që më shqetëson dhe, duhet ta pranoj, më rëndon, është fakti që ne evropianët aktualisht nuk po arrijmë të marrim rolin që dëshirojmë në botë, dhe që na takon për të mbrojtur siç duhet interesat tona,” deklaroi Merz në një intervistë për “CDU.TV”, kanalin zyrtar të partisë së tij, Bashkimi Kristian Demokrat. Ai solli si shembull luftën në Ukrainë, duke thënë: “Aktualisht nuk jemi në gjendje të ushtrojmë presion të mjaftueshëm ndaj presidentit rus Vladimir Putin për ta ndalur këtë luftë. Jemi të varur nga...