Ekzekutimi i Kristian Kolës, misteri i atentatit mafioz/ Vrasësit u “zhdukën” në mes të qytetit! Ende asnjë pistë..

Ekzekutimi i Kristian Kolës, misteri i atentatit mafioz/ Vrasësit u “zhdukën” në mes të qytetit! Ende asnjë pistë..

Ekzekutimi mafioz i Kristian Kolës mbrëmjen e së enjtes në Shkodër vijon të mbetet pa autor e pa shkaqe. Ndonëse krimi i rëndë ndodhi në mes të qytetit, nën syrin e dhjetëra dëshmitarëve dhe të dhjetëra kamerave të subjekteve private, atentatorët mundën të largohen me një motor me të cilin arritën të kryenin edhe vrasjen. Në momentin e ekzekutimit, Kristiani ka qenë i ulur në një tavolinë përjashta lokalit, në anë të rrugës, çka do të thotë se nuk ka qenë në dyshim për ndonjë akt ndaj tij, ndërkohë bëhet me dije se në tavolinë me të ka qenë edhe një person tjetër. Plumbat janë lëshuar mbi të, ndërsa ai ka tentuar të lëvizë nga tavolina, por pa mundur t’u shpëtojë ekzekutorëve. Vrasësi, i maskuar...