Shqipëria, nën “rrotat” aziatike – 66 mijë makina të reja, Gjirokastra “frenon” e fundit

Shqipëria, nën “rrotat” aziatike – 66 mijë makina të reja, Gjirokastra “frenon” e fundit

Nëse ka një gjë që shqiptarët duket se nuk e negociojnë, ajo është dëshira për makinat dhe siç po rezulton, edhe për makinat koreane. Sipas të dhënave më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në vetëm 8 muaj janë regjistruar plot 66,521 mjete të reja në Shqipëri. Autoveturat përbëjnë thelbin e këtij “fluksi rrugor” me 54,624 regjistrime, ndërsa pjesa tjetër përfshin gjithçka nga motorë e traktorë, deri te kamionët e automjetet për transport, duke sjellë një mozaik prej 31 llojesh mjetesh dhe 603 markash të ndryshme. Muaji më “i ngarkuar” për regjistrimet ka qenë pikërisht korriku, jo vetëm për temperaturat e larta, por edhe për numrin rekord të mjeteve të regjistruara, mbi 10 mijë. Në anën tjetër të medaljes, shkurti...