Aksident i rëndë në Dukat-Fushë, plagosen 4 të rinj/ Dy prej tyre në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Dukat-Fushë, plagosen 4 të rinj/ Dy prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth orës 01:00 në Dukat-Fushë. Dy mjete dyshohet se janë përplasur mes tyre në rrugën që lidh Orikumin me fshatrat Dukat dhe Llogora. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë në një aks ku shpesh udhëtohet me shpejtësi tej normave të lejuara. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 persona. Të gjithë janë të rinj të moshave 19-24 vjeç. Të katërt të rinjtë janë transportuar me urgjencë në spital. Dy prej tyre edhe mëngjesin e sotëm vijojnë në gjendje kritike për jetën.