Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
PAMJET/ Ushtria izrealite shkatërron një nga ndërtesat më të larta në Gaza
Ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur një ndërtesë të lartë të përdorur nga grupi palestinez Hamas në qytetin e Gazës. “Brenda ndërtesës, Hamasi kishte ngritur infrastrukturë për të përgatitur dhe nisur sulme kundër ushtarëve të ushtrisë izraelite në zonë”, – tha Tel Avivi në një deklaratë. "Para sulmit, “u morën masa parandaluese për të kufizuar dëmin ndaj civilëve, veçanërisht paralajmërime paraprake për popullsinë, përdorim të municioneve precize, mbikëqyrje ajrore dhe informacion inteligjence”, – shtoi deklarata. Ndërtesa 12-katëshe e quajtur “Kulla e Mustaqeve” që Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) goditën është një nga më të lartat në Qytetin e Gazës. Sipas Al Jazeera-s, sulmi shkaktoi dëme të shumta, ndërsa disa civilë të plagosur u dërguan në spitalin al-Shifa për trajtim mjekësor.