Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident në Unazën e Re, drejtuesi humb kontrollin dhe përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)
Një aksident ka ndodhur mbremjen e sotme në zonën e Unazës së Re, pranë daljes për në Paskuqan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, drejtuesi ka shpëtuar pa dëmtime serioze. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.