Aksident i rëndë në Unazën e Re/ Prani e madhe ambulancash dhe makina policie, ja detajet e para

Aksident i rëndë në Unazën e Re/ Prani e madhe ambulancash dhe makina policie, ja detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re, në afërsi të Paskuqanit. Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë shkuar ambulancat dhe makina të policisë. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, drejtuesi ka shpëtuar pa dëmtime serioze. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportojnë për të plagosur, por ende nuk ka detaje të konfirmuara zyrtarisht për gjendjen e tyre shëndetësore apo numrin e saktë të të lënduarve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Pritet njoftim...