Thellohet skandali i pesticideve në produktet shqiptare, pas domateve dhe pjeshkëve radhën e kanë specat. Sllovenia i tërheq me urgjencë nga tregu

Thellohet skandali i pesticideve në produktet shqiptare, pas domateve dhe pjeshkëve radhën e kanë specat. Sllovenia i tërheq me urgjencë nga tregu

Thellohet skandali me përdorimin tej normave të lejuara të pesticideve në produktet shqiptare. Pas domateve dhe pjeshkëve të bllokuara në Kroaci, një sasi me spec të kuq të eksportuara nga Shqipëria drejt Sllovenisë janë tërhequr me urgjencë nga tregu atje, për shkak të nivelit të lartë të pesticideve, që u zbulua në produktin shqiptar. Kompania Geaprodukt në Slloveni ka dhënë urdhrin për tërheqjen e specave nga Shqipëria, pasi në to janë gjetur pesticide të tepërta si acetamiprid, formetanate dhe flonicamid. Produkti i eksportuar nga Shqipëria drejt Sllovenisë, nga data 24 gusht deri në 4 shtator, ishte paketuar në kuti kartoni dhe më pas në qese plastike. Kompania sllovene iu ka kërkuar të gjithë qytetarëve të mos e konsumojnë produktin, për shkak të pesticideve të tepërta,...