26-vjetori i krijimit të Policisë së Kosovës, Proda: Ata burra e gra që dje luftonin për lirinë, sot punojnë për..

26-vjetori i krijimit të Policisë së Kosovës, Proda: Ata burra e gra që dje luftonin për lirinë, sot punojnë për..

  Me rastin e 26-vjetorit të krijimit të Policisë së Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, zhvilloi një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës. Drejtori Proda ishte i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, dhe nga ekipi i volejbollit i Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda u prit nga homologu i tij, kolonel Gazmend Hoxha, të cilin e falënderoi për ftesën dhe për mundësinë që Policia e Shtetit të ishte pjesë e festimeve. Proda:“Jam i nderuar dhe krenar që kam privilegjin që në emër të Policisë së Shtetit shqiptar të uroj Policinë...