Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
I dënuar nga GJKKO për shpërdorim detyre, arrestohet në Londër ish-zyrtari, Krenar Gozhina
Krenar Gozhina LONDËR- Një ish-zyrtar shqiptar i prokurimeve publike është prangosur në një qytet në jug të Anglisë. Bëhet fjalë për Krenar Gozhina, i cili ishte i dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Krenar Gozhina ka dalë para gjykatë së ekstradimeve në Londër, ku është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, por me dënim të shkurtuar do të duhet të kryente 1 vit burg. Gozhina u hetua dhe u bashkë akuzua nga SPAK bashkë me disa persona të tjerë për abuzime me tenderin e transportin të gardianëve të burgut të Lushnjës. Krenar Gozhina u akuzua për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”...