Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Film di Stato’ i Roland Sejko jepet premierë në Festivalin e Filmit të Venecias
Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja ka njoftuar se “Film di Stato” i regjisorit Roland Sejko është dhënë premierë në Festivalin e Filmit në Venecia. Ministri Gonxhja ka thënë se ky është një moment i rëndësishëm për kinemanë dokumentare shqiptare, e cila është prezantuar së fundmi në një prej skenave më prestigjioze ndërkombëtare. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Lira Pipa, së bashku me Kryetarin e QKK-së, z. Jonid Jorgji dhe Drejtorin e AQSHF-së, z. Eljan Tanini, ndoqën premierën e dokumentarit më të ri të regjisorit Roland Sejko, “Film di Stato”, pjesë e programit Notti Veneziane, një seksion i kuruar nga Giornate degli Autori në bashkëpunim me Isola Edipo. “Prodhuar dhe shpërndarë nga Luce Cinecittà, dokumentari sjell një udhëtim të jashtëzakonshëm vizual në periudhën e...